Kthehu lart

E rëndë në Lushnjë, familjarët gjejnë vajzën 17-vjeçare të vetëvarur në pemë

E rëndë në Lushnjë, familjarët gjejnë vajzën 17-vjeçare të vetëvarur në pemë GazetaExpress

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shqipëri, më konkretisht në Lushnjë.

Mësohet se një vajzë 17-vjeçare është gjetur e vetëvarur në një pemë, në oborrin e banesës së saj.

Policia ka identifikuar viktimën me inicialet T. G.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Stan Karbunarë rreth orës 05:35 minuta të ditës së sotme, ndërsa ishin familjarët ata që gjetën trupin e pajetë të vajzës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

    Data: 14 Qershor 2018 10:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera