Kthehu lart

E RËNDË në Fier, 48 vjeçari rreh të motrën pas një konflikti banal

E RËNDË në Fier, 48 vjeçari rreh të motrën pas një konflikti banal GazetaExpress

Një ngjarje e rëndë në qytetin e Fierit, për motive banale vëllai rreh të motrën 52 vjeçare.

Shtetasi me inicialet Ll.L, 48 vjeçar dhe banues në Fier është kapur në flagrancë nga policia e shtetit teksa ka qenë duke goditur të motrën, shtetasen me inicialet V.L, 52 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

Ll.L, 48 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.L, 52 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3, i Kodit Penal./Gazeta Express

    Data: 11 Shkurt 2018 21:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera