Kthehu lart

E mitura shqiptare zhduket në Irlandë

E mitura shqiptare zhduket në Irlandë GazetaExpress

Që prej ditë së mërkurë një vajzë 17-vjeçare shqiptare është në kërkim nga policia në Kildare, Irlandë.

Familjarët e Olta Dodaj kanë njoftuar policinë pasi vajza nuk kishte shkuar në shtëpi. Sipas mediave vendase ajo është parë për erë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Neëbridge.

Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë.

17-vjeçarja shqiptare Olta Dodaj është rreth 165 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe. Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.

    Data: 15 Prill 2018 17:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera