Kthehu lart

Prej 2 javësh i zhdukur, 30-vjeçari dyshohet se u vra nga shoku i tij

Prej 2 javësh i zhdukur, 30-vjeçari dyshohet se u vra nga shoku i tij GazetaExpress

Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e sotme Aleskandër Fadilin, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së Fatjon Fejzillarit.

30-vjeçari ka denoncuar në polici zhdukjen e shokut të tij disa javë më parë, por hetuesit kanë dyshime të forta se ai mund ta ketë vrarë atë, dhe më pas ka zhdukur trupin.

30-vjeçari bashkë me viktimën kanë qenë duke shitur perde në Laç me datë 29 Prill, dhe që nga kjo datë ai rezulton i zhdukur.

Blutë e Lezhës thonë se vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/GazetaExpress/

    Data: 16 Maj 2018 17:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera