Kthehu lart

Dule: Greqia të mbrojë minoritetin e saj në Shqipëri!

Dule: Greqia të mbrojë minoritetin e saj në Shqipëri! GazetaExpress

Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që përfaqëson pakicën greke në Shqipëri, tha sot se duhet të ketë një dialog më intensiv mes Greqisë dhe Shqipërisë për një nivel shumë më të lartë marrëdhniesh mes dy vendeve.

Në një intervistë për "Zerin e Amerikes", ai tha se Greqia duhet te tregoje me shume vemendje per minoritetin grek. 

"Uroj me takimin e fundit të kemi një dialog normal. Kemi kërkuar dhe insistojmë që Athina  të kërkojë respektimin dhe të drejtat e minoritet grek. Ne jemi të mendimit që Greqia duhet të interesohet sistematikisht për fatin e  minoritetit të saj. Ne lidhje me statusin e pronave, ne kemi parë vetëm majën e ajsbergut., është për të ardhur keq.  Ka një filozofi e cila synon në rrëmbimin e pronës dhe vënia e tyre në abuzim të ligjit në shërbim të interesave", tha Dule.


    Data: 14 Nentor 2017 19:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera