Kthehu lart

Droga në Itali, ja kush janë 7 shqiptarët e arrestuar

Droga në Itali, ja kush janë 7 shqiptarët e arrestuar GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 20:40

26 persona, mes tyre 7 shqiptarë, janë arrestuar  dje në Itali si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Report TV ka zbardh emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar në Itali të cilët dyshohen se kanë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike pasi trajektores që ndiqte trafikimi i lëndëve narkotike ishte nga Turqia dhe Holanda më pas në Shqipëri dhe prej këtej në Itali.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar nga autoritetet italiane:

1.Luan Cika, 36 vjeç

2.Luan Hyseni, 36 vjeç

3.Arian Demiri, 30 vjeç

4.Altin Xoxha, 47 vjeç

5.Everton Ndreraj, 26 vjeç

6.Xhimy Isiu, 33 vjeç

7.Eduard Shehaj, 39 vjeç

Ka qenë Guardia di Financa e cila prej qershorit 2016 ka nisur hetimet për këtë grup, duke i kërkuar informacion edhe Policisë së Shtetit në vendin tonë, për 7 shqiptarët që po përgjoheshin.

Organizata kriminale italo-shqiptare prej vitesh operonte në Napoli në shitjen e kokainës, heroinës dhe marijuanës. Këto janë pamjet e një prej operacioneve i quajtur “Smoke Snake” të Guardia di Financa, e cila gjen një sasi droge në brendësi të furgonit.

Ndërkohë heroinë është zbuluar edhe në një makinë tjetër, e cila është zbuluar me qen antidrogë.  Mendohet se 7 shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit “Smoke Snake”, kishin rol kyç në transportin e kokainës dhe heroinës.

    Data: 14 Nentor 2017 20:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera