Kthehu lart

Drejtori i spitalit e quan Lulzim Bashën vrasës, kërkon arrestimin e tij

Drejtori i spitalit e quan Lulzim Bashën vrasës, kërkon arrestimin e tij GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama ka trumbetuar me të madhe se punësimet që po bëhen në administratë, sidomos në nivelet drejtuese, nuk janë të ndikuar nga politika.

Madje, për ta bërë sa më të besueshëm këtë, ai hapi edhe disa konkurse për drejtorët e spitaleve, hipotekave dhe burgjeve.

Por, ajo çfarë ndodh në realitet është krejt ndryshe nga propaganda e Ramës, pasi në krye të këtyre institucioneve vihen njerëz militantë të PS-së.

Rasti më i fundit është ai i drejtorit të spitalit të Laçit, ku Gazeta Express ka mësuar se është emëruar Edi Sana.

Në një vëzhgim në profilin e tij në ‘Facebook’, duket qartë se ai është aktivist i PS-së, pasi ai shpërndanë çdo aktivitet të ministrave të Ramës, si dhe degës së PS në Laç.

Madje, ai shkon edhe më tej, ku përmes një postimi quan kreun e PD-së Lulzim Basha vrasës, dhe kërkon arrestimin e tij.

Duket se konkurse e qeverisë Rama po ia dalin që në krye të institucioneve shtetërore, e sidomos të atyre që kanë të bëjnë direkt me njerëzit e thjeshtë po emërohen militantë të PS-së.

/GazetaExpress/ 

    Data: 12 Janar 2018 19:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera