Kthehu lart

Drejt Italisë për burg, juristi i njohur: Xhafaj bëri gabim të madh

Drejt Italisë për burg, juristi i njohur: Xhafaj bëri gabim të madh GazetaExpress

Juristi Sokol Hazizaj, i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se largimi i Agron Xhafajt drejt Italisë është bërë pa asnjë procedurë ligjore.

Ai thotë se vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, nuk mund të shkonte vetë, pasi duhet të kalonte përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Për mua dërgimi me urgjencë i shtetasit Agron Xhafaj, është veprim jo procedurial. Është veprim i nxituar. Mund të jetë politik, por karakter ligjor nuk ka. Është larguar për shkak të kërkesës së ekstradimit? Nuk ka. Është larguar për shkak të një letër porosie? Nuk ka. Ka një rrugë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ky dorëzim është bërë nëpërmjet një akti politik dhe jo procedural. Xhafaj ka bërë një gabim shumë të madh, nëse ka pranuar dhe imponuar të vëllanë të shkojë është gabimi i dytë që bën.”, u shpreh ai.

Agron Xhafaj, u largua ditën e sotme drejt Italisë, për të vuajtur dënimin prej 7 vitesh burg që është dhënë në vitin 2012.

Lëvizja e tij, erdhi pasi opozita sulmoi Fatmir Xhafajn, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar vëllain për t’i shpëtuar dënimit.

Po ashtu, pozita e tij u rënduar më shumë, kur dy ditë më parë, PD publikoi edhe një audio-përgjim, për cilën pretendohet se ai është kapur duke bërë pazare droge me disa trafikantë.

Akuzat u mohuan si nga Ministri i Brendshëm edhe vëllai i tij, Agron Xhafaj, duke theksuar se audio-përgjimi është i montuar.

/GazetaExpress/

    Data: 16 Maj 2018 22:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera