Kthehu lart

Doshi ‘non grata’ në SHBA, reagon ambasada amerikane

Doshi ‘non grata’ në SHBA, reagon ambasada amerikane GazetaExpress

Një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi që të ndalonte hyrjen në SHBA të deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij, ka reaguar ambasada amerikane në vendin tonë.

Ambasada ka publikuar vendimin e DASH në rrjetin social Facebook, e cila bënte me dije se Doshit i ndalohet hyrja pasi DASH ka informacione të besueshme se ai është i përfshirë në korrupsion madhor.

“Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”., -thuhet në njoftimin e DASH.

Doshi është zyrtari i dytë i lartë i vendit tonë, ndaj të cilit DASH vendos që të ndalojë hyrjen në SHBA, madje vendim ky që është bërë publikisht përkundër praktikave që ndjek ky departament për të tilla vendime.

Disa muaj më parë, DASH vendosi që t’i ndalonte hyrjen në SHBA edhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke e argumentuar se ata kanë informacion të besueshme, se ai është i përfshirë në korrupsion madhor kur ishte në detyre.

Për të dy vendimet duhet theksuar se janë bërë publike, praktikë kjo e kthyer pas më shumë se 10 vjetësh. 

/GazetaExpress/

    Data: 17 Prill 2018 09:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera