Kthehu lart

“Doshi non grata në SHBA”, lajmi jehonë në mediat botërore

“Doshi non grata në SHBA”, lajmi jehonë në mediat botërore GazetaExpress

Pas Adriatik Llallës, Departamenti i Shtetit i ndalua hyrjen në SHBA edhe deputetit Tom Doshi.

Ky ishte rasti i dytë që vjen një “shuplakë” e ashpër ndaj Shqipërisë.

Vendimi i DASH-ir bëri jehonë edhe në mediat amerikane si Associated Press apo Washington Post.

Gazeta ‘Washington Post’ shkruan se Departamenti i Shtetit ka ndaluar hyrjen në SHBA të një ligjvënësi shqiptar, i dyshuar për korrupsion domethënës.

“Departamenti i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA një deputeti shqiptar për shkak të përfshirjes së supozuar në korrupsion madhor/

Në një deklaratë të botuar të hënën, Departamenti i Shtetit tha se Tom Doshi, një ligjvënës me Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë, i është e ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Doshi u tha mediave shqiptare se ai nuk ka bërë asgjë të paligjshme për ta merituar këtë. Ai shtoi se bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë shtetas australianë.

"Ne jemi një vend demokratik dhe duam të sqarohemi. Para se të hyja në politikë, unë isha një biznesmen”, tha Doshi.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe familja e tij u ndaluan të hyjnë në SHBA gjatë muajit shkurt.

Shqipëria po punon për të përmirësuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të çrrënjosur korrupsionin si pjesë e përpjekjes së saj për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ekspertët amerikanë dhe europianë po këshillojnë vendin sa i përket reformave”, përfundon artikulli i Washington Post./Gazeta Express

    Data: 17 Prill 2018 10:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera