Kthehu lart

Dokumente tronditëse në Arkivin e Shtetit? Gazetari Ilir Ikonomi: Do ketë zbulime…

Dokumente tronditëse në Arkivin e Shtetit? Gazetari Ilir Ikonomi: Do ketë zbulime… GazetaExpress

Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi në një rrëfim për ‘Studio e hapur’ në “News24” tregon pasionin e tij të madh për librat historik.

Si një nga figurat që është munduar të na njohë me disa emra që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit, siç janë Faik Konica dhe Ismail Qemali, Ikonomi ka sjellë së fundmi një libër historik për Esat Pashë Toptanin.

Gjatë intervistës me gazetaren Eni Vasili, Ikonomi tregon se sa i fokusuar është ai për të gjetur detajin, ato fakte që shumëkush nuk i ka kapur në arkivat me dokumente, shkruan ‘BalkanWeb’. Mes të tjerash teksa u pyet nga gazetarja lidhur me faktin nëse në Arkivin e Shtetit ka zbulime tronditëse, gazetari theksoi se nuk ka, ndërsa shtoi se: “Se besoj se do ketë zbulime tronditëse. Por do të ketë zbulime që do të tronditin nga pak”.

Gazetari dhe shkrimtari Ilir Ikonomi, gjatë intervistës së tij flet ndër të tjera edhe për marrëdhënien mes Ahmet Zogut dhe Faik Konicës. Sipas Ikonomit, Zogu e emëroi Konicën Ambasador në Washington në mënyrë që të përmirësonte imazhin e Shqipërisë në SHBA.

INTERVISTA

Çfarë ju bëri të dilni nga lëmi i gazetarisë?

Ne gazetarët që ndërtojmë faktet, përpiqemi të hyjmë në brendësi të tyre. Të hetojmë duke balancuar faktet, edhe unë vendosa që të luaj rolin e gazetarit historik. Kjo është një gazetari historike, dhe më tërheq.

Çfarë kontributi keni dhënë?

Unë zgjedhje personazhe që kanë një rol madhor në historinë e Shqipërisë, jo figura lokale. Këto janë figura që kanë lujtur rol në shtetin shqiptar. Duke njohur këto figura, njohim më mirë vetveten.

Ismail Qemali, Faik Konica…çfarë ka më për t’u zbuluar?
Ka shumë. Arkivat janë akoma me material. Çështja është se si ta marrësh këtë material dhe tua sjellësh njerëzve. Ti bësh këto lloj dokumentesh të lexueshme për lexuesin e gjerë, kjo më intrigon.

Këtu hyn eksperienca e gazetarit…
Po këtu hyn eksperienca e gazetarit. Jam përpjekur kështu me këto libra..

Keni projekt?
Nuk ka qenë projekt. Kam mundësi të eksplorojë figura dhe po shoh arkivat. Jam në një fazë që skam vendosur se për cilin personazh do të shkruaj. Janë figura të njohura.

Cilin keni përzemër më shumë nga personazhet?
Secili prej tyre ka jetuar në kohë të ndryshme nga tjetri. Si krahasoj dot, pasi kanë dhënë kontribut në epoka të tjera. Secili ka sharmin e vet, i ndryshëm mjaft nga tjetri.

Si njohës i burimeve arkivore, zbuloj një pasion të veçantë për detajin. E shoh edhe nga udhëtimet tuaja. Nga ju buron?

Dua të ndalem tek detaji. Ai është me shumë rëndësi. Kur lexojnë librat e mi, mendojnë se detaji është i natyrshëm të futet aty. Mua më vjen inat që nuk ka libra në Vatikan që të përshkruajnë Skënderbeun, a kishte perde në dhomën e tij? Si ishte? Si vinin re detajet. Ishin gazetarët ata që e kërkonin detajin. Unë nisa të gjeja detaje. Këto gjëra më fasinojnë. Kështu dua ta bëj lexuesin që të futet në botën e shkrimit tim. E bëjnë personazhin njerëzor. Këto detaje për mua kanë qenë interesante.

Dikur keni deklaruar; ‘kur u ndesha për herë të parë me arkivat në Amerikën, për Shqipërinë është thënë shumë pak. Dhe nuk ishte eksploruar për të’

Ka aq shumë dokumente dhe materiale që kam nxjerr nga arkivat dhe i kam në shtëpi. Si eksploron dot pa pasur ndërmend vizionin e asaj që do shkruash. Shoh që shumë njerëz marrin një dokument dhe e nxjerrin në FB, dhe a thua a u ezaurua ai dokument?! Me rëndësi është që të shkruash një histori. Për historinë e Shqipërisë nuk janë eksploruar fare. Arkivi i Shteti është plotë me dokumente, dhe janë të paklasifikuara ende.

A ka vend për zbulime tronditëse? Për të riparë apo rishkruar historinë…

Se besoj se do ketë zbulime tronditëse. Por do të ketë zbulime që do të tronditin nga pak… Një arkivist me sjell një dosje për Nolin qe mua më la pa mend. Unë nuk e dija që Konica kishte qenë kaq agresiv ndaj Fan Nolit. Mua kjo më la pamend. Pra si e quante Nolin si një komunist të regjur dhe unë fillova t’i fotografoj ato dokumente pasi mu dha leja. Shkova në shtëpi dhe fillova t’i lexoj. Është e habitshëm kur gjen dokumente të këtij lloji.

Pati impakt për këto dy personazhe?

Shumë njerëz nuk donin të bënin publike këto marrëdhënie mes këtyre dy personazheve.

Në këto libra ne nuk gjejmë tradhtarë apo heronj. Një shembull e marrim nga figura e Esat Toptanit, për ju çfarë është hero apo tradhtar?

Unë nuk i shoh në këtë këndvështrim. Unë vendosa të shkoj atje ku do më çonin dokumentet. Unë kam parë tek Esat Pasha gjëra heroike. Shkodra ishte e rrethuar dhe askush nuk shkoi të ndihmojë Esat Pashën. Pra pse e bëri këtë ai? Sheh tek njerëzit gjëra që të bëjnë të mendosh thellë. Esat Pasha ishte pragmatist. Ai donte të bëhej princ i Shqipërisë. Por ka edhe momente dobësie, por unë nuk u nisa nga ideja ta mendoj si hero apo tradhtar.

Ju vetë çfarë perceptimi keni?

Çdo njeri brenda vetes nuk mund të jetë kaq i poshtër sa të shesë vendin e tij. Esat Pasha kishte shumë prona dhe e shihte të ardhmen e tij edhe përmes tyre.

Të kthehemi tek libri për Faik Konicën. Mund të na flisni pak për marrëdhëniet e Faik Konicës me Zogun?

Konica e quante Zogun si jo shumë të përshtatshëm. Konica e shfrytëzoi faktin që Zogu e bëri ambasador dhe ata shfrytëzuan njëri-tjetrin për të mirën e Shqipërisë. Ata janë njerëz që e kanë dashur vendin e tyre.

Çfarë roli ka pasur Konica atëherë?

Ai donte orientimin perëndimor të Shqipërisë dhe ndërmori disa hapa.

Gazetat e asaj kohë kanë shkruar shumë për Konicën dhe ai pëlqehej shumë.

Konica ishte edhe një kritik me bashkëkombësit?

Ai kishte një gjë se me shqiptarët tregohej i ashpër. Ai quante ndonjëherë shqiptarët si njerëz të egër, por ai fliste vetëm shqip. Ai nuk fliste me të huajt për të sharë shqiptarët. Ai fliste për korrupsionin e politikanëve atëherë.

    Data: 17 Nentor 2017 22:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera