Kthehu lart

"Ditzi Bajro, Damjan Çela dhe Zhozhoja që peshon Ramën në kandar", Berisha nxjerr nofkat e ministrave

"Ditzi Bajro, Damjan Çela dhe Zhozhoja që peshon Ramën në kandar", Berisha nxjerr nofkat e ministrave GazetaExpress

Replikave me Taulant Ballën në Kuvend, ish kreu i qeverisë, Sali Berisha iu përgjigje me nota humori për pseudonimet që thërriten ministrat e kabinetit qeveritar.

Ai ka listuar disa nga ministrat e qeverisë, duke shkaktuar kështu të qeshura në sallë.                                                                                                              

Pasi ka akuzuar direkt vëllanë e kryeministrit si pjesë e bandës së Xibrakës dhe nxori datën se kur ai ka dalë me makinën me kokainë nga vendi, Berisha ka numëruar me radhë nofkat e ministrave të Ramës, duke e quajtur ata qeveritarët e krimit.

Pjese nga fjalimi

Ku është koka e krimit, ministrat e tij janë qeveritarët e krimit. Niko Peleshin e thërrasin Niko Rragami, Xhafën e thërrasin Agron Xhafa, Olta Xhackën, ku është…

Pandeli ti nuk e ke me krimin se e do njërën dorë në tepsi tjetrën në sini, edhe me Ramën dhe me Erjon Velinë.

Damian Çela, je ti, edhe një tjetër po prit...

Ditzi Bajro, e harruan Sulon që i internonte, tani e thërrasin Ditzi Bajro, Damjan, ushtar i klanit Bajro

Arben Zhozhoja ku është, i njohur për aferat e tij të shumëllojta, por njëri është tipari i tij kryesor, nga këta ai e peshon në para në kandar Ramën...

/Gazeta Express/

    Data: 13 Tetor 2017 13:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera