Kthehu lart

Detet tona “notojnë” nëpër qese plastike! Ambientalistët pro “dëbimit” të plastikës nga vendi

Detet tona “notojnë” nëpër qese plastike! Ambientalistët pro “dëbimit” të plastikës nga vendi GazetaExpress

Qeset plastike janë kthyer në emergjencë kombëtare.

Në Shqipëri përdoren mbi 1 milion qese në ditë, duke e renditur vendin tonë të parin në Evropë për përdorim të qeseve plastike për frymë.

Së fundi, kryeministri Edi Rama bëri këtë deklaratë: “Po studiojmë marrjen e një vendimi radikal për ndalimin e qeseve plastike në Republikën e Shqipërisë”.

Ambientalistë dhe aktivistë mjedisorë u shprehën optimistë për çka planifikon të realizojë qeveria.

Lavdosh Ferruni thotë: “Ndalimi i qeseve është domosdoshmëri. Duhet të kishte ndodhur edhe më përpara. Zgjidhja radikale është më e mira. Nuk e mban dot më ky vend këtë ndotje”.

Ndërsa aktivisti mjedisor Ened Mato ka këtë qëndrim: “Çdo teori është bosh. Këtu ka nevojë vetëm për një ligj: qesja të zhduket përgjithmonë. Kemi një det me më shumë qese sesa peshq. Deti Jon dhe Adriatik është plot me qese. Lumenjtë janë plot e përplot me qese”.

Aktivisti Mato e lidh gjithë situatën me mungesën e kulturës dhe edukatës për të menaxhuar mbetjet, si dhe mungesën e zbatimit të ligjit.

“Ne jemi 3 milionë banorë dhe duam 3 milionë kosha. Ne kemi tentuar që të pastrojmë lumenjtë nga qeset, por është mision i pamundur”, shprehet Mato./tch

    Data: 13 Qershor 2018 23:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera