Kthehu lart

Deputeti flet pas aksidentit të rëndë ku vdiq një person: Jam i hidhëruar për jetën e humbur, do të doja...

Deputeti flet pas aksidentit të rëndë ku vdiq një person: Jam i hidhëruar për jetën e humbur, do të doja... GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 11:12

Deputeti Aqif Rakipi ka folur mbi aksidentin e djeshëm ku mbeti i vdekur një qytetar 53-vjeçar.

E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja. As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre. E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”, ka thënë deputeti i PDIU Aqif Rakipi për Tiranapost.al.


    Data: 13 Gusht 2017 11:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera