Kthehu lart

Denoncimi i fortë i demokratit: Po vrisni pacientët, në QSUT s'punon aparati për të sëmurët

Denoncimi i fortë i demokratit: Po vrisni pacientët, në QSUT s'punon aparati për të sëmurët GazetaExpress

Përmes një postimi në rrjetin social, deputeti i PD-së Tritan Shehu ka bërë një denoncim të fortë, duke deklaruar se në QSUT nuk punon aparati që mjekon të sëmurët me kancer.

Tritan Shehu shkruan se në spitalin e Tiranës nuk funksionon akseleratori linear për të sëmurët që trajtohen me radioterapi, një çështja kjo mjaft shqetësuese, pasi moskurimi i të sëmurëve me tumor mund të sjellë pasoja tragjike.

Shehu sugjeron që në rast të mosrregullimit të këtij aparati, të sëmurët të dërgohen në spitale private dhe shpenzimet t’i mbulohen nga shteti.

Reagimi i Tritan Shehut

Nga QSUT vjen nje lajm shume shqetesues per te semuret tumorale qe trajtohen me radioterapi.

AKSELERATORI LINEAR I VETEM QE ESHTE ATY NUK FUNKSIONON DHE ASKUSH NUK DI SE KUR MUND TE ZGJIDHET DIFEKTI.

Edhe pajisja e vjeter e kobaltit, qe normalisht ka indikacione shume te kufizuara tashme, ka probleme.

NDERPRERJA QOFTE EDHE E PERKOHESHME E KETIJ TRAJTIMI, MUND TE JETE ME PASOJA TE RENDA PER TE SEMURET.

Kjo eshte nje nga aresyet pse gjithmone akseleratoret lineare vendosen ne cift.

Ndersa aty te semureve u thuhet te presin….!

NE KETO KUSHTE DUHEN VENDIME TE SHPEJTA NGA DREJTUESIT E INSTITUCIONIT:

1-Te semuret duhen trajtuar nga akseleratori i neurologjise qe aktualisht punon, jo larg neurologjise.

2-Ose te trajtohen ne spitalin privat qe zoteron nje cift te tille akseleratoresh, me te gjitha shpenzimet te perballuara nga QSUT.

NE RAST TE KUNDERT RREZIKOHET ECURIA E KETYRE PACIENTEVE SERIOZISHT, GJE QE DO TE KERKOJE PERGJEGJESITE./Gazeta Express

    Data: 24 Nentor 2017 20:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera