Kthehu lart

Deklarimi i të ardhurave nga individët, si të merrni shumat e paguara tepër

Deklarimi i të ardhurave nga individët, si të merrni shumat e paguara tepër GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 08:30

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar individët të cilët kanë dorëzuar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave të vitit kalendarik 2016, kërkesën për kthimin e shumave paguar tepër, se brenda datës 30 shtator të vitit 2017, mundësohet kreditimi i shumave të përfituara nga skema e shpenzimeve të zbritshme.

Individi tatimpagues, duhet të ketë dorëzuar njëkohësisht edhe gjithë dokumentacionin justifikues të të ardhurave të përfituara dhe të shpenzimeve të kryera si dhe numrin e llogarisë bankare personale në të cilën do të bëhet rimbursimi i tatimit të paguar tepër. Ju sqarojmë se përgjegjësia për saktësinë e numrit të llogarisë bankare është e individit deklarues.

Vetëm pasi, drejtoria rajonale tatimore të ketë vërtetuar saktësinë e të dhënave dhe nga verifikimi i tyre del se informacioni i dhënë në deklaratë është i saktë, atëherë procedon me urdhër rimbursimi të shumës së tatimeve të paguara tepër, në llogarinë bankare të tatimpaguesit. Njëkohësisht, tatimet sqarojnë që me kërkesën me shkrim të deklaruesit, shuma e paguar tepër mund të përllogaritet edhe si pagesë e kryer për llogari të vitit tatimor në vijim, shkruan Monitor.

    Data: 13 Gusht 2017 08:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera