Kthehu lart

Dëborë dhe shi sjell fundjava në Shqipëri

Dëborë dhe shi sjell fundjava në Shqipëri GazetaExpress

Meto Alb ka publikuar parashikimin për këtë fundjavë nga kur ndryshimet fillojnë që mëngjesin e të shtunës.

Kështu: Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat Lindore dhe ekstremet Veri-Jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. 

Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës por rënie me 2°C sjell mesdita. Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.

    Data: 12 Janar 2018 19:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera