Kthehu lart

'Çmendet' lezhjani, merr automatikun dhe qëllon në ajër

'Çmendet' lezhjani, merr automatikun dhe qëllon në ajër GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 13:51

Një 27 vjecar nga Lezha ka përfunduar në pranga pasi ka qëlluar me armë duke terrorizuar fshatin.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40, kur policia është njoftuar se në fshatin Lalm në Lezhë, një shtetas po qëllon me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Dritan Ndreca, 27 vjeç, në ambientet e jashtme të banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik, 79 fishekë dhe 2 krehra.

Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. 


    Data: 13 Gusht 2017 13:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera