Kthehu lart

"Çfarë po fsheh deputeti, miku i Ramës që shtypi qytetarin?" PD ngre DYSHIME sërish për aksidentin e tmerrshëm

"Çfarë po fsheh deputeti, miku i Ramës që shtypi qytetarin?" PD ngre DYSHIME sërish për aksidentin e tmerrshëm GazetaExpress

PD ka reaguar sërish sot në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur dje, ku deputeti i PDIU-së shtypi me makinë një shtetas.

"Deshmia e kusherinjve te Seit Sorrës, viktimes se aksidentit, eshte tronditese dhe tregon se kemi te bejme me nje ngjarje kriminale. Kusherinjte e viktimes, deshmitare okulare, rrefejne se deputeti, mik i Rames, Aqif Rakipi, sapo ka perplasur per vdekje Seitin, eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Ata thone se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte te fshihte dicka. Largimi i tille nga vendi i ngjarjes eshte kriminal dhe i thellon permasat kriminale te ngjarjes", thuhet ne reagimin e PD-se.

Ndër të tjera, PD ngre edhe disa pyetje në lidhe me ate cfare ndodhi dje si dhe deshmive te dhena nga te aferm te viktimes, te cilet kane qene prezente kur ka ndodhur ngjarja e rende.

"Cfare po fshihte deputeti mik i Rames? A ishte ai ne gjendje te intoksikuar nga alkoli apo substanca te tjera? Cfare kishte ne makine miku i Rames, i cili nuk donte qe policia ta gjente makinen ne vendngjarje e ta kontrollonte. Dhe me e pakta, pse nje i zgjedhur, nje deputet, nuk kujdeset per viktimen nuk i ofron ndihmen e pare por iken me shpejtesi pa u ndalur menjehere pasi ka perplasur per vdekje nje njeri?", thuhet me tej ne reagimin e PD-se.

"Nxitimi i policise dhe organeve ligjzbatuese per te shpallur fajtor viktimen e per te nxjerre viktime fajtorin vetem pse eshte mik i Edi Rames, eshte skandaloz, eshte revoltues, eshte poshterues.  Partia Demokratike ben thirrje per hetim te plote te rrethanave dhe pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin. Partia Demokratike paralajmeron kedo person qe po favorizon mikun e Rames ne kurriz te viktimes, se cdokush qe shkel ligjin do te mbaje pergjegjesi", perfundon PD ne deklaraten e saj.

/Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 11:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera