Kthehu lart

"Çfarë mbrojtje për drogën në mes të parlamentit...pa ju skuqur hiç faqja"

"Çfarë mbrojtje për drogën në mes të parlamentit...pa ju skuqur hiç faqja" GazetaExpress

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim petrit Vasili ka reaguar për diskutimet që po bëhen për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit për Saimir Tahirin, dhe e ka quajtur një mbrojtje të hapur që po i bëhet trafikut të drogës.

“Çfarë mbrojtje që po i bëhet drogës, trafikantëve e banditëve politikë si dhe të gjithë kriminelëve, pa iu skuqur hiç faqja në mes të parlamentit. Trafikantët e drogës u ligjëruan sot si parti politike në pushtet në Shqipëri”, shkruan në rrjetin social Facebook Vasili.

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren po diskuton kërkesën e Prokurorisë për krime të Rënda për arrestimin e Tahirit si i përfshirë në trafik droge në bashkëpunim me bandën e Habilajve që ai i ka kushëri të largët. Për të bërë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, tashmë deputet i Partisë Socialiste, prokurorisëi i duhet që Kuvendi t’i heqë imunitetin e deputetit. Por deri më tani kolegët e majtë i kanë dalë në mbrojtje. 

/Gazeta Express

    Data: 21 Tetor 2017 13:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera