Kthehu lart

Ceremonia e betimit, Presidenti Meta gëzohet kur i shtrëngon dorën ministrit të... (Video)

Ceremonia e betimit, Presidenti Meta gëzohet kur i shtrëngon dorën ministrit të... (Video) GazetaExpress

Këtë të mërkurë qeveria Rama2 ka zhvilluar ceremoninë e betimit në ambientet e Presidencës, ku është pritur nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Të gjithë janë betuar sipas rregullave, duke vënë fillimisht dorën në kushtetutën e vendit e duke thënë “betohem”, përveç kryeministrit Rama i cili ka firmosur menjëherë dekretin dhe ka shtrënguar duart me Presidentin Meta.

Kreu i shtetit ka shtrënguar duart me të gjithë ministrat e qeverisë Rama2, por vetëm me njërin prej tyre, fytyra e tij është çelur nga një gëzim i dukshëm.

Ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka qenë i vetmi person me të cilin Presidenti Meta kur është takuar, ka shprehur një gëzim dhe respekt të lartë, kjo edhe për faktin se mes tyre ka një histori të gjatë politike në PS dhe respekti reciprok. /Gazeta Express

Për më tepër shikoni videon:


pandeli majko ilir meta by gazetaexpress-shqiperi

    Data: 13 Shtator 2017 18:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera