Kthehu lart

Ç’po ndodh në Sofje? Përqafimi me “mall” për Vuçiç dhe biseda “serioze” me Tsipras

Ç’po ndodh në Sofje? Përqafimi me “mall” për Vuçiç dhe biseda “serioze” me Tsipras GazetaExpress

Ka nisur tashmë Samiti në Sofje mes BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vetëm disa momente më parë, kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar një “panoramë”të shkurtër të takimeve që ka patur para pikënisjes së takimit të rëndësishëm.

Një përqafim i “përmallshëm” me Presidentin Alexander Vuçiç. Kështu mund të quhet momenti kur kamera kap takimin mes kryeministrit shqiptar dhe Presidentit serb.

Nga ana tjetër, takimi me Aleksis Tsipras duket më serioz dhe me shumë fjalë. Të gjithë ende presin datën zyrtare se kur dy kryeministrat do të takohen për të nënshkruar marrëveshjen që do të çlirojë Shqipërinë nga pakti i vjetër i detit, ligji i luftës dhe shumë probleme të tjera të mbartura në vite.


Kamera është fokusuar dhe në takimin mes Ramës e Presidentit të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, i cili si përherë është sjellë si një “babaxhan”.


Për më tepër shikoni videon:



    Data: 17 Maj 2018 12:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera