Kthehu lart

Bushati- Bashës: Po të jap një këshillë, hiq dorë nga diversionet ndaj SHBA-ve

Bushati- Bashës: Po të jap një këshillë, hiq dorë nga diversionet ndaj SHBA-ve GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 20:20

Pas fjalës së Lulzim Bashës se vota e lirë në Shqipëri është në të mirë edhe të SHBA-ve dhe BE-së, dhe se mediat tjetërsuan qëndrimin zyrtar të Departamentit të Shtetit, ka reaguar Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duke i cilësuar deklaratat e kryedemokratit si absurde.

Bushati është shprehur se SHBA për Departamentit të Shtetit është shprehur në mënyrë të qartë. Të gjitha partitë politike duhet të hyjnë në zgjedhje më 18 qershor. Bushati ka “këshilluar” Bashën që është në interes të forcës që ai drejton, që ndalojë diversionin dhe baltën ndaj SHBA-ve.

“Absurd interpretimi i Lulzim Bashës për qëndrimin e prerë të SHBA, që nuk luajnë me Kushtetutën e parimet themelore për një shoqëri demokratike. Thirrja është për datën kushtetuese të zgjedhjeve, për 18 Qershorin! Është në interesin e PD që të pushojë diversionin e baltën ndaj miqve e partnerëve strategjikë të Shqipërisë dhe të marrë përsipër përgjegjësitë ndaj votuesve të saj!”- shkruan Bushati në rrjetin e tij social./Gazeta Express

    Data: 21 Prill 2017 20:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera