Kthehu lart

Burri dhunohej nga gruaja, gjykata e dërgon të jetojë me kushëririn (Historia)

Burri dhunohej nga gruaja, gjykata e dërgon të jetojë me kushëririn (Historia) GazetaExpress

Një qytetar nga Shkodra denoncon publikisht një prej atyre që mund të konsiderohen pa frikë vendime absurde të drejtësisë shqiptare!

Një gjyqtare i ka sjellë atij mik të paftuar në banesë një të afërm, pasi ka dhënë urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e tij! Gjovalin Troja është përballur me këtë situatë ditën e diel, ndërsa thekson se kurrë më parë nuk ishte vënë në dijeni!

Një gjyqtare në Shkodër mund të ketë dhënë një prej vendimeve më absurdë deri në qesharakë të drejtësisë shqiptare.

Pasi ka lëshuar një urdhërmbrojtje për shtetasin Pjeter Ulndreaj gjyqtarja Ermira Dedja ka vendosur të nxjerrë 50 vjecarin nga banesa dhe ta dërgojë mysafir të paftuar në shtëpinë e një të afërmi.

Rasti denoncohet nga Gjovalin Troja, nga fshati Shtoj i Ri, i cili është ngarkuar ti vërë në dispozicion një dhomë të afërmit që e cilëson dajë.

Gjovalin Troja:  Të dielën në darkë më ka ardhur në shtëpi dhe më ka thënë kemi një vendim nga gjykata për t’i liruar një dhomë Pjeter Ulndreaj. Kanë pasur ndarje martese dhe gjykata ka lëshuar një vendim për të ardhur për të jetuar në shtëpinë time dhe me i lënë një dhomë.  

Gjovalin Troja thotë se është ndjerë i suprizuar përballë vendimit, sa kohë që Ai nuk është kontaktuar kurrë më herët nga gjykata për këtë cështje, ndërsa nga ana tjetër as Ulndreaj nuk rezulton që të ketë dhënë emrin e tij për tu strehuar

Pjeter Ulndreaj: Asnjëherë nuk më ka kontaktuar askush për këto vendime. Unë nuk kam ditur gjë që ka lëshuar vendime derisa ka ardhur drejtori i policisë në shtëpi. Këtë e di gjyqtarja.

Duke e cilësuar absurd deri shokues, Troja thotë se do ta denoncojë cështjen deri në Ministrinë e Drejtësisë.  

Pjeter Ulndreaj: Ai ka vëllezërit, ka tokën, ka shtëpinë e tij. Unë këtë vendim do tia adresoj ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.  

Për këtë vendim të datës 12 nëntor të këtij viti, ne kërkuam një prononcim nga gjyqtarja e gjykatës së shkallës së parë Shkoder, Ermira Dedja, por ajo refuzoi të flasë./Ora

    Data: 14 Nentor 2017 17:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera