Kthehu lart

Boçi: Arsimtarët pa kontratë, Qeveria ua heq pagën e 13-të

Boçi: Arsimtarët pa kontratë, Qeveria ua heq pagën e 13-të GazetaExpress

Deputetit i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, denoncoi sot se Qeveria do t’u heqë pagën e 13-të arsimtarëve.

Ai theksoi se mësuesit kanë mbetur pa kontratë që prej 31 majit.

Deklarata e plotë e Boçit:

Ministrja e Arsimit refuzon të nënshkruajë kontratën kolektive me sindikatat duke shkelur ligjin.

Mungesa e kontratës së punës që prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurt në vendet e punës.

Ata janë të pambrojtur dhe Ministria e Arsimit mund të marrë në çdo kohë vendim arbitrar për largimin e tyre, siç edhe ka ndodhur.

Ka edhe dy arsye të tjera, përse Ministrja nuk firmos kontratën kolektive për 36 mijë mësuesit e Shqipërisë. Sepse qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të  dhe sepse refuzon t’u japë shpërblimin e fundvitit.

Refuzimi për të lidhur kontrata me mësuesit e sistemit parauniversitar, është në kontrast me vendimin e qeverisë, e cila, për shembull, paguan për një incinerator pa u ndërtuar dhe për check up-in pa u bërë fare analizat.

Veprimi me dy standarde i qeverisë është i qartë: klientëve më të cilët ndajnë miliona euro, u jepet siguri me kontrata dhjetëvjeçare, ndërsa arsimtarët lihen të pasigurt dhe të papaguar.

    Data: 17 Nentor 2017 15:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera