Kthehu lart

Biznesmeni porositi vrasjen e gruas, kush ishte ekzekutuesi

Biznesmeni porositi vrasjen e gruas, kush ishte ekzekutuesi GazetaExpress

Dy vjet pas vrasjes së Suela Sulajt nga Shkodra, e cila u gjet e pajetë në tualetin e mobilierisë së të shoqit, Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person si bashkëpunëtor në të.

Ai është Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për vrasjen e bujshme të Sulajt. 

Fillimisht, për të u tha se u vetëvra, por ekspertiza mjekoligjore provoi se viktima ishte mbytur.

Madje, Policinë e ka lajmëruar bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili është i arrestuar dhe për të ka një proces gjyqësor te Krimet e Rënda.

Hetimet tregojnë se Sula ishte personi që qëndron pas vrasjes, së bashku me Karmeshtën, që rezulton se ka qenë punëtor në fabrikën e tij.

“Panorama” disponon urdhrin e plotë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku jepen detaje hetimore se Sula porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa ekzekutuesi ishte Karmeshtna.

VRASJA

Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës. Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to rezultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë.

TESTI I ADN-SË

Marrja në pyetje e të arrestuarit për vrasjen tregoi se ai ishte shumë konfuz në dëshminë e tij. Për këtë arsye u ngritën dyshime se Karmeshtna ishte ekzekutori i krimit të porositur nga Sadetin Sula. Për këtë u krye një aktekspertim biologjik i një shisheje uji në vendin e ngjarjes, nga e cila u përftua profili gjenetik që përputhet me të arrestuarin. I njëjti rezultat u dha edhe nga analizat e ADN-së së kampionëve të marra nga thonjtë e viktimës, ku u përftua i njëjti profil gjenetik me të arrestuarin. Nga kjo rezulton se viktima është vrarë nga Karmeshtna dhe ka bërë rezistencë. Ai e ka mbytur Suela Sulën duke i vënë duart në fyt, ndërsa kjo e fundit ka bërë rezistencë.

    Data: 24 Janar 2018 07:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera