Kthehu lart

Bien në pranga shpërndarësit e heroinës në Berat

Bien në pranga shpërndarësit e heroinës në Berat GazetaExpress

Tre shpërndarës droge të cilëve iu gjet një sasi heroine u vunë në prangat e policisë së Beratit.

Mësohet se janë arrestuar janë A.H, 25 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Berat, J.Z, 23 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Berat, G.D, 43 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi pranë Poliklinikës në lagjen ”28 Nëntori”, ju gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

    Data: 14 Qershor 2018 10:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera