Kthehu lart

Berisha zbulon mesazhin që kryeministri u çoi në burg dy të dënuarve për vrasje

Berisha zbulon mesazhin që kryeministri u çoi në burg dy të dënuarve për vrasje  GazetaExpress

“Nuk jeni të harruar, së shpejti do keni lirinë që meritoni”

Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u ka thënë të burgosurve Aldo Baren dhe Roland Xhepexhiut, në takimin që sipas opozitës, ajo ka pasur një ditë më parë me ta, në burgun e Peqinit. 

Dhe Berisha thotë se ministrja thjeshtë ka përcjellë mesazhin e kryeministrit Edi Rama për ta, duke i quajtur ata vrasës të partisë Socialiste.

“Mesazh i kryekumbar Rames dhene me ndrikull Gjonin, vrasesve serial te partise! Kryelajmi i vizites dy ditore te qeverise ne Elbasan ishte:

Burgu i Peqinit! Rama u dergon kumbareve te partise, vrasesve serial Bare e Xhepexhiu, ndrikull Gjonin!

Qellimi i vizites se ndrikulles Gjoni ne burgun e Peqinit dhe i takimit te saj me kater sy, sipas burimeve te burgut te Peqinit, me vrasesit serial te partise Bare dhe Xhepexhiu, ishte percjellja e mesazhit te Edvinit:

“Nuk jeni te harruar, se shpejti do keni lirine qe meritoni”. Nderkohe mesohet se Rama anulloi nje vizite te ndrikull Manastirliut ne spitalin e qytetit, te rekomanduar nga Fuga per te mbuluar sadopak kryelajmin e burgut te Peqinit! Sb”, shkruan Berisha në profilin e tij në ‘Facebook’.

Ditën e djeshme, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte për inspektim në burgun e Peqinit, ndërsa më pas opozita hodhi akuza të forta se ajo kishte pasur edhe një takim me dy të burgosurit për vrasje, Baren dhe Xhepexhiun.

Por, lidhur me këtë akuza reagoi edhe ministrja, e cila i quajti si shpifje të ulta, duke mohuar në mënyrë kategori takimin me ta.

/GazetaExpress/

    Data: 14 Mars 2018 14:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera