Kthehu lart

Berisha: Po kërcënohet dëshmitari, Rama duhet hedhur në Lanë si një kalbësirë

Berisha: Po kërcënohet dëshmitari, Rama duhet hedhur në Lanë si një kalbësirë GazetaExpress

Nga shkallët e parlamentit, ish- kryeministri Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama dhe ministri Xahfaj po kërcënojnë dëshmitarin e audios së Agron Xhafës.

Sipas Berishës provat janë autentike, por Ramë i mohon duke kërkuar të shpëtojë vëllain e tij Olsi.

“Në historinë e betejave të opozitës kundër krimit dhe drogës kjo është dita e Xhafës së drogës dhe faqezi Ramës.

Ata mashtruan dje si të pafytyrë kombin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar për të mbrojtur Olsin. Njëri u bë ekspert duke thënë se është audio e montuar!

Sot po bëhet akt terrorist duke kërcënuar dëshmitarin “x”.

Provat janë autentike, s’mbetet gjë tjetër veçse ta hedhim Ramën në lanë si një kalbësirë”, u shpreh Berisha./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 11:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera