Kthehu lart

Berisha nuk i ndahet vëllait të Ramës: Olsi është kapur me makinë me kokainë

Berisha nuk i ndahet vëllait të Ramës: Olsi është kapur me makinë me kokainë GazetaExpress

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur nga Kuvendi ditën e sotme, ka hedhur akuza të forta ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se Olsi Rama, vëllai I kryeministrit, është kapur nga sistemi TIMS, duke kaluar kufirin me makinën e kokainës.

Po ashtu, sipas ish-kryeministrit, Olsi Rama është një ndër kokat e laboratorit të drogës të Xibrakës, shkatërruar nga policia pak vite më parë.

 “Olsi Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinë e përshtatur për transport droge më 10 tetor të vitit 2014 nga Ilir hoxha, Gjonaj dhe Genci Xhixha, kanë kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda”- tha Berisha. Kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda, por Olsi jo, se eshte vellai yt.

I them këtij zotërisë, a është kjo një akuzë konkrete, dil dhe jep shpjegime pse yt vëlla në makinën e kokainës, yt vëlla erdhi me bandë nga Bostoni që merret me trafik drogë dhe të pista, por kjo ishte akuzë e përgjithshme mund të thoni ju.

Tani na thuaj pak është yt vëlla cfarë don ai me makinën e drogës, një nga kryesorët e Xibrakës, apo do thuash si Xhafa, c’me duhet mua se cfarë bën im vëlla. Edi Rama kush i solli kriminelët në Kuvend?

Ndokën përdhunues, Frrokun vrasës, Prengën hajdut vilash dhe trafikant, i solli opozita apo i solle ti? Ti i solle se krimi i dobishëm është për tu nderuar. A kam të drejtë të quaj unë ty Edvin Ndoka, Prenga, Frroku, shumë të drejtë, nuk ke denoncuar asnjë prej tyre”, -tha Berisha. 

Edhe më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj vëllait të Ramës. 

    Data: 13 Tetor 2017 13:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera