Kthehu lart

Berisha: Bashkëpunimi PD-LSI, jetik për të rrëzuar Ramën

Berisha: Bashkëpunimi PD-LSI, jetik për të rrëzuar Ramën GazetaExpress

Ish-lideri historik i PD, Sali Berisha tha në të Ora News me gazetaren Ilva Tare se bashkëpunimi mes PD dhe LSI në këto kushte është jetik për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. 

Berisha: Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Ramës. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti.

Tare: A ka nevojë për këshilla zoti Basha?

Berisha: Çdo njeri ka nevojë për këshilla. Këshilla ime nuk mungon kurrë në rastet kur ma ka kërkuar.

Tare: Për protestën e 27 janarit të ka kërkuar ndihmë?

Berisha: Ndihmë jo, por unë e mbështes këtë protestë.

Tare: Çfarë do ta bëjë të jashtëzakonshme?

Berisha: Do të jetë multidimencionale. Rama do të shohë vështirësi atë ditë. Aty ka një taktikë që do ta përcaktojnë drejtuesit.

    Data: 23 Janar 2018 21:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera