Kthehu lart

Bashkia ndërton rrjet të ri ujësjellësi në zonën e Kodrës së Priftit

Bashkia ndërton rrjet të ri ujësjellësi në zonën e Kodrës së Priftit GazetaExpress

Në zonën e Kodrës së Priftit po zbatohet një projekt tjetër investimesh kapitale nga ana e Bashkisë së Tiranës për të rritur aksesin në infrastrukturën hidroteknike në një territor që ka një popullsi të dendur, por që nuk është investuar prej vitesh.

Rrjeti i ri i ujësjellësit në rrugën “Dalip Topi” do të rrisë jo vetëm kapacitetet e furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, ekipet e specializuara riparuan në kohë të shpejtë një defekt në sistemin e ujësjellësit në rrugën “Serafin Fanku”.

Falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, mjetet e rënda të bashkisë si dhe specialistët e UKT ndërhynë menjëherë për zgjidhjen e problemit.

Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

    Data: 13 Tetor 2017 09:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera