Kthehu lart

Basha zbulon dekonspiruesin e operacionit për arrestimin e 3 ish-krerëve të policisë

Basha zbulon dekonspiruesin e operacionit për arrestimin e 3 ish-krerëve të policisë GazetaExpress

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur nga Kryesia e Kuvendit, ku ka përgënjeshtruar lajmet e fundit se PD ka lobuar nëpërmjet kompanive off shore për lobim në SHBA pak kohë para zgjedhjeve të qershorit.

Ndërkohë që ia ka komentuar edhe dështimin për arrestimin e tre ish drejtuesve të policisë dhe jo vetëm , në Vlorë ku tha se këtë operacion e ka dekonspiruar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

"Shashkë e jashtëzakonshme për të larguar vëmendjen nga skandalet e kësaj qeverie. Një gjë mund t’iu them me siguri se dekonspirimi i aksionit është bërë nga Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames për të mbrojtur kokën e Saimir Tahirit. Si mundet Fatmir Xhafaj të arrestojë drejtorin e Vlorës që për 4 vite ka mbrojtur vëllain e Xhafës. Si mundet Fatmir Xhafa të firmosë një urdhër arrest kur ka katër vite që refuzon të zbatojë urdhrin ndërkombëtar për ndalimin e vëllait të tij. Me Ramen ne krye te qeverise nuk ka as vetting, as dekriminalizim te politikes. Arrestimi i Saimir Tahiri do te ishte hapi i pare per dekriminalizimin e politikes. Largimi i Rames eshte imperativ politik. E kemi parashtruar para qytetareve dhe socialisteve, qe kane mes vetes ish - kryeministra e presidente, te japin kontributin e tyre per kete", tha kreu i PD-së.

Basha foli edhe në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës.

Prokurorin nuk mund ta emëroj as Tahiri, as Rama, as Agron Xhafaj. Nuk do te pranojmë kurrë qe kryeprokurori te emërohet nga subjektet e hetimit”, tha Basha.

Ndërkohë që kjo deklaratë erdhi pas takimit të Bashës në Kryesinë e Kuvendit me deputetët e djathtë në komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë Kombëtare.

/Gazeta Express/

    Data: 24 Nentor 2017 13:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera