Kthehu lart

Basha u sulet deputetëve të PS-së: O kukulla, për të vrarët në Lushnje qeshni?

Basha u sulet deputetëve të PS-së: O kukulla, për të vrarët në Lushnje qeshni? GazetaExpress

Pas fjalës së gjatë dhe plotë akuza të kryeministri Edi Rama ndaj PD-së, radha për të folur në parlament i ka ardhur Lulzim Bashës.

Edhe Basha, ashtu si kryeministri ka folur me një gjuhë të ashpër ndaj tij, duke i kërkuar llogari se përse nuk flet me ngjarjet e fundit, atë të Elbasanit, të Lushnjes dhe Vlorës.

“Ky që për të fshehur lepurin në bark, atij që i thotë vetes kryeministër dhe deputetët e tij që qeshni nga zori, për çfarë qeshnit? Për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh? apo për atë plakun që u plagos nga breshëria, apo për atë që u plagos nga tritoli në Vlorë?

O kukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi. Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet dhe i solli në këtë sallë. E harruat Elvisin?”, tha Basha. 

    Data: 13 Tetor 2017 10:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera