Kthehu lart

Basha sërish live nga Berlini: Votë pozitive për negociatat, presion qeverisë për demokracinë

Basha sërish live nga Berlini: Votë pozitive për negociatat, presion qeverisë për demokracinë GazetaExpress

Në përfundim të takimit me grupin e CDU-CSU, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh nga Berlini se ka marrë votën e tyre për një mbështetje në hapjen e negociatave për Shqipërinë.

 “Përshëndetje! Jemi këtu me Paul Ziemak, që është anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane dhe Çështjet e Jashtme, por është po kështu kryetari i Forumit Rinor CDU-së, i cili është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare.

E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit, për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU-së dhe CSU-së për një votë pozitive për negociatat, si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore.

Pra, për të ndihmuar përmes presionit të shtuar në arritjen e objektivave europiane që ka opozita, Partia Demokratike, rinia e Partisë Demokratike dhe rinia shqiptare”, tha Basha.

Ndërsa Ziemak u shpreh se sot pati një diskutim të shkëlqyer për të ardhmen e Shqipërisë.

Faleminderit për vizitën tuaj këtu në Parlamentin gjerman, Bundestag. Faleminderit për diskutimin e shkëlqyer që patëm sot. Urimet më të mira nga unë, Forumi Rinor dhe partia tonë për të rinjtë në Shqipëri. Ne besojmë tek ju. Punojmë shumë mirë bashkë, ndaj dhe urimet më të mira nga Berlini për Shqipërinë!/Gazeta Express

    Data: 17 Prill 2018 10:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera