Kthehu lart

Basha: Rama do kërcënojë e blejë prokurorinë, por Tahirin do e mbrojë deri në fund

Basha: Rama do kërcënojë e blejë prokurorinë, por Tahirin do e mbrojë deri në fund GazetaExpress

Fill pas denoncimit të një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme që sipas kryedemokratit po fsheh provat, Lulzim Basha ka dalë në media për të deklaruar se tashmë është e qartë se kryeministri Rama do të kërcënojë e tentojë për të blerë prokurorë, por Saimir Tahirin nuk do ta lëshojë kurrë nga proteksioni.

Lulzim Basha ështe shprehur se Tahiri, Xhafaj e kryeministri Rama ushtruan dhunë të hapur ndaj prokurorëve e drejtësisë duke u bërë kështu edhe njëherë kërcënimi numër një për një drejtësi të vërtetë në Shqipëri.

“Rama do ta mbrojë deri në fund. Sic u pa sot ai Ruci dhe Xhafaj, këta që qeverinë e kthyen në një repart logjistik në mbështetje të krimit e drogës do kërcënojnë e blejnë prokurorinë e këdo që provon të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.

Sot Tahiri, Xhafaj e Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë duke treguar se janë një kërcënim serioz për drejtësinë. Sot te gjithe shqiptaret e panë lakuriq mashtrimin, ku e vetmja drejtësi që Rama mund të pranojë është drejtësia nën kembët e tij”./Gazeta Express

    Data: 21 Tetor 2017 19:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera