Kthehu lart

Basha 'kërcënon' Ramën e Xhafajn: Nëse i ndodh diçka dëshmitarit X do përgjigjemi ashpër!

Basha 'kërcënon' Ramën e Xhafajn: Nëse i ndodh diçka dëshmitarit X do përgjigjemi ashpër! GazetaExpress

Me përfundimin e intervistës së dëshmitarit X i cili e akuzon Agron Xhafajn si një person të lidhur fort ende me trafikun e drogës, lideri i demokratëve Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të hapur dhe të fortë për kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmri Xhafaj.

Basha ka “kërcënuar” Ramën e Xhafajn, se nëse i ndodh diçka dëshmitarit Albert Veliu, atëherë PD do të kundërpërgjigjet ashpër!a

“E paralajmëroj sot Edi Ramën e Fatmir Xhafaj se për cdo hap që do të marrin për të rrëmbyer e vënë në presion Albert Veliun, dotë marrin përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli. I paraljamëroj sot para gjith shqiptarëve, larg duart nga presioni dhe terrori mafioz ndaj dëshmitari Veliu e familjes së tij.”-tha Basha./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 15:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera