Kthehu lart

Basha i tha se është në rreth të kuq nga amerikanët, Rama: Shiko vizën që të kanë vënë ty

Basha i tha se është në rreth të kuq nga amerikanët, Rama: Shiko vizën që të kanë vënë ty GazetaExpress

Debate të ashpra po zhvillohen në seancën e ditës së sotme në Kuvend, ku kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë, duke thënë se kryeministri Edi Rama është vënë në rreth të kuq nga amerikanët.

Basha ka akuzuar Ramën se është i lidhur me drogën dhe krimin dhe shumë shpejtë do të dalin fakte nga ndërkombëtarët.

“20 familje kriminale dhe4 klane mafioze, kam një vërejtje për ambasadorin Lu se e hapi gojën pas zgjedhjeve, por më mirë vonë se sa kurrë. Ti nuk je zgjidhja, por t’i je problemi. Partnerët i kanë dëgjuar kritikat e mija, flisnin për fara, zogj e peshq, por vetëm drogën se shikonin. Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq”,- tha Basha.

Por, në përgjigje të kësaj akuza Rama u shpreh se Bashës i kanë hequr vizën me të kuqe ndërkombëtarët, pas akuzave që ky i fundit ka bërë ndaj tyre.

“Mos u merr me rrethin tim, shiko vizën e kuqe që ke ti, të vënë nga shqiptarët. Se sa më shumë vazhdon kështu aq më poshtë e çon opozitën dhe aq më të trashë do ta kesh vizën e kuqe kur të vijnë zgjedhjet e tjera. Me shqetëson që vendi ka një parti që kanë zënë karriget dhe nuk ka opozitë”., -tha Rama. 

/GazetaExpress/

    Data: 13 Tetor 2017 11:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera