Kthehu lart

Balla nxjerr foton e radhës: Basha përkrah prodhuesit të minave

Balla nxjerr foton e radhës: Basha përkrah prodhuesit të minave GazetaExpress

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka nxjerrë një foto që pretendon se Lulzim Basha është i lidhur me kriminelë me peronin që ai tregoi në foto.

Si kundërpërgjigje e fotove të denoncuara nga kreu i PD-së, me durim Keçin, Bala nxori një foto një ku duket Lulzim Basha me shtetasin Flamur Bega që sipas Ballës është një person i arrestuar për prodhim të minave.

Foton e bëri publike nga foltorja e Kuvendit, ndërsa përmend edhe një person tjetër që sipas Ballës është i implikuar në marrëdhënie të ngushta me demokratët.

Por nga sa mund të duket nga profili i Begës, vihet re ai është një militant i së djathtës pasi ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të PD-së, por edhe është fotografuar me ish deputetët dhe figura të larta në PD. Personi ne fjale ka qene i denuar ne 2016 si pjese e nje organiztare kriminale me akuzen e trafikut të armëve dhe posedimit të minave me telekomandë. /Gazeta Express/


    Data: 13 Tetor 2017 13:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera