Kthehu lart

Balla: Luli të heqë dorë nga lidhjet live në Fb dhe të “kujtohet” për serverat e 21 janarit

Balla: Luli të heqë dorë nga lidhjet live në Fb dhe të “kujtohet” për serverat e 21 janarit GazetaExpress

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka kthyer përgjigje liderit demokrat Lulzim Basha, duke i sugjeruar që të heqë dorë nga shkaktimi i trazirave në parlament si dhe nga përdorimi i rrjetit social për të “folur me popullin”.

Me largimin e opozitës nga salla, Balla ka folur në emër të PS-së duke thënë se Lulzim Basha duhet të kujtohet për serverat e 21 janarit që qeverisja e të djathtëve fshiu menjëherë pas ndodhjes së vrasjeve.

 “E ftoj opozitën që të heq dorë nga ‘Facebook’ i Lulzimit. Dhe pikërisht ai që mban telefonin, fshihu serverat e 21 Janarit. I njëjti person që fshihu serverat, brenda parlamentit mban kamerat për të sulmuar në Fb e Lulzimit. Thirrja ime në emër t PS është që seanca e radhës të na bëjë bashkë, në ndihmë të projektrezolutës, që ta miratojmë atë dhe përtej fjalëve të kalojmë në vepra. Deri më sot, në asnjë rast nuk ka asnjë fakt që PD dhe Basha po e ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Edhe kjo histori e kastave të regjistrimit të vëllait të ministrit ka qëllim që ti bëjë dëm Shqipërisë”, tha Balla./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 12:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera