Kthehu lart

Autostrada Tiranë – Durrës hapet për fundjavën, punimet rinisin të hënën

Autostrada Tiranë – Durrës hapet për fundjavën, punimet rinisin të hënën GazetaExpress

Autoriteti Rrugor shqiptar bën me dije se ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas të autostradës Tiranë-Durrës përfundon mesditën e të premtes.

Sipas ARRSH dhe Policisë rrugore synohet lehtësimi i trafikut në fundjavë, ndërsa ndërhyrjet e tjera nisin të hënën.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mëngjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH.

Të hënën në orën 06.00 bëhet e ditur se do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth, ku do të vazhdojë ndërhyrja. Ndërkohë të dielën do të bëhet publik edhe orientimi i trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

    Data: 14 Qershor 2018 09:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera