Kthehu lart

Audio-përgjimi/ Balla: PD është kthyer në organizatë mafioze

Audio-përgjimi/ Balla: PD është kthyer në organizatë mafioze GazetaExpress

Qeveria ka reaguar zyrtarisht lidhur me deklaratën e bërë publike sot nga PD për dëshmitarin “X” Albert Veliu, i cili pretendon se është ai personi që ka komunikuar me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në audio-përgjimin e bërë publik.

Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla që e cilësoi të gjithë këtë si një plan mafioz të PD-së për të shantazhuar Ministrin Xhafaj, duke bërë pakte me krimin dhe kriminelë.

Sipas Ballës, audio-përgjimi është i manipuluar dhe ka vetëm një autor: Lulzim Bashën.

Për qeverinë, kjo tregon edhe një herë se PD është kthyer në një organizatë të rrezikshme kriminale, që kërkon të minojë hapjen e negociatave.

“Duke menduar se naiviteti i lidershipit të PD ka bërë që kjo parti të përfshihet në një skemë të pastër të shantazhit kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit ajo që ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të minstrit të Brendshëm është treguesi i shnderrimit të një partie politike në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesve të tyre dhe sot për fatin e keq të të gjihëve ne rezulton se Lulzim Basha është autori, regjizori dhe aktori i videopërgjimit të montuar me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmmarrjen e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave”, tha Balla.

    Data: 17 Maj 2018 19:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera