Kthehu lart

Atentat të riut shqiptar, durrsaku shpëton me një plagosje në këmbë

Atentat të riut shqiptar, durrsaku shpëton me një plagosje në këmbë GazetaExpress E mërkurë, 15 Nentor 2017 08:12

Atentat një djali të ri nga Durrësi në Itali.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari 22-vjeç me iniciale S. R. ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi mbrëmë i bënë një atentat, duke e qëlluar me disa plumba.

Ngjarja ndodhi ne Savona, nderkohe qe thuhet se shqiptari banonte ne Toirano dhe iu be prite ne Olivette.

Durrsaku shpetoi per fat nga vdekja, pasi ne nxitim e siper u fut në një dyqan cigaresh elektronike dhe mundi te strehohej, duke i shpetuar bresherise.

Nga hetimet e para rezulton se autoret ende te paidentifikuar e kishin ndjekur dhe me pas i zbrazen armen.

Plumbat e zune ne kembe, por per fat pa i rrezikuar jeten. ‘Dëgjova një goditje të fortë në këmbë, të qëlluar nga pas’. Keto kane qene fjalet e para qe deklaroi i riu, e me pas iu nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale.

Mjeket kane thene per mediat italiane se ai eshte jashtë rrezikut për jetën. Ne vend policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka te dhena rreth autoreve te dyshuar, apo motiveve./Panorama


    Data: 15 Nentor 2017 08:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera