Kthehu lart

Arrestohet 24 vjeçari nga Elbasani, kishte përdhunuar një 13 vjeçare

Arrestohet 24 vjeçari nga Elbasani, kishte përdhunuar një 13 vjeçare GazetaExpress

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 24 vjeçar i kërkuar për një vepër penale të rëndë, e madje i dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 4 vite e 8 muaj burgim.

Policia ka vënë në pranga Spanjoll Buzhanin, i cili kishte përdhunuar një 13 vjeçare disa muaj më parë.

Njoftimi i policisë:

“Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 08.07.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare”/Gazeta Express

    Data: 13 Shtator 2017 18:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera