Kthehu lart

Arrestohet 21 vjeçari, dogji qëllimisht 50 hektar pyje

Arrestohet 21 vjeçari, dogji qëllimisht 50 hektar pyje GazetaExpress

Një 21 vjecar është arrestuar nga policia pasi ka djegur qëllimisht 50 hektar pyje.

21 vjeçari, Jorgo.R është arrestuar në flagrancë pasi i ka vënë zjarrin qëllimisht vendit të quajtur “Gropa”, në fshatin Leshnicë, duke djegur 50 hektar sipërfaqë pyjore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

    Data: 13 Gusht 2017 14:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera