Kthehu lart

Ambasadorja e Gjermanisë në Kukës: Emigrimi nuk është alternativë, shqiptarët po kthehen duar bosh

Ambasadorja e Gjermanisë në Kukës: Emigrimi nuk është alternativë, shqiptarët po kthehen duar bosh GazetaExpress

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Suzanne Schultz nga Kukësi ka deklaruar se emigrimi jashtë vendit nuk është alternativë, pasi shumë shqiptarë po kthehen me duar bosh.

Në inaugurimin e qendrës së informacionit për emigrimin dhe të drejtat e njeriut, ajo tha se ka takuar shumë njerëz që duan të ecin para profesionalisht.

“Rruga jashtë vendit duke sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri.”, -tha ambasadorja.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë Kukës Bashkim Shehu tha se taksat në këtë qytet janë të ulëta dhe qëllimi është të thithim investime.

“Të zhvillojmë qytetin për të frenuar azilkërkuesit. 42.2% e familjeve janë me ndihmë ekonomike.”, -u shpreh Shehu.

Ai tha se Gjermania është investitore kryesore e Kukësit. /OraNews/

    Data: 14 Nentor 2017 18:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera