Kthehu lart

Alarmohet situata në Shkodër, banorët mbeten pa ujë të pijshëm

Alarmohet situata në Shkodër, banorët mbeten pa ujë të pijshëm GazetaExpress

Reshjet e shiut të rëna që prej pasdites së djeshme kanë sjellë përkeqësim të situatës së përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sipërfaqja e tokave që janë nën ujë është rritur.

Rreth 2520 hektarë tokë janë nën ujë, ndërkohë që banorët ngrenë alarmin për ujë të pijshëm dhe rezerva ushqimore për bagëtitë.

Bashkia Vau-Dejës.

Njësia Administrative Bushat: Ka pasur rreth 390 ha tokë të përmbytur.

Bashkia Shkodër.

Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Dajç: Ka pasur rreth 780 ha tokë të përmbytur pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 12 cm.

Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit, të fshatit Shirq, kanë qenë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit në rreth 300 ml gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur rreth 1200 ha tokë të përmbytur (fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha dhe fshati Obot 200 ha), pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 20 cm. Në fshatin Obot kalimi është bërë vetëm me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe me varka e gomone.

Ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve. Bashkia Shkodër ka vazhduar me 2 mjete autobote furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Rrethina: Ka pasur rreth 60 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur rreth 5 ha tokë të përmbytur.

Konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.

Nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, mbi bazën e nevojave që ka kërkuar bashkia Shkodër dhe planifikimit të bërë nga DBU, është bërë kërkesë dhe do të ndahen sot nevojat për ushqime për komunitetin me rreth 500 pako ushqimore dhe rreth 30 çadra të shoqëruara me set prej 200 batinijesh, krevatë, etj nga rezervat e shtetit.

Ndërsa sipas Bashkisë, situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 19 mars 2018, paraqitet si me poshtë:

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2920 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç:

Deri në këto momente, janë mbi 940 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 280 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 90 ha, fshati Dajç (kënetë) 110 ha, fshati Darragjat 90 ha, fshati Samrisht i Ri 25 ha, fshati Samrisht i Vjetër 20 ha, fshati Pentar 20 ha, fshati Belaj 10 ha , fshati Rrushkull 5 ha, Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 6.80cm dhe ka tendencë rritjeje. Ka filluar të ngrihet uji mbi aksin kryesor Dajç-Velipojë.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:

1. Foragjere dhe jonxhe 415 ha

2. Bime dekorative 28 ha

3. Vreshte 0,5 ha

4. Grurë 29 ha

5. E pakultivuar 467.5 ha

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit .

Në Njësinë Administrative Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Ana e Malit:

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Niveli i ujit është rritur me 30 cm krahasuar me një natë më përpara. Në Obot kalohet vetëm me varka. Është bllokuar kalueshmëria në rrugën e Goricës. Kërkohet një fadromë për të hapur rrugën në kodër, rrugë e vjetër.

Në 3 shtëpi në Obot dhe 5 shtëpintë tjera në Muriqan, dhe në 4 shtëpi në lagjen Gallube ka hyrë uji me rreth 10 cm.

Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:

1. Jonxhe 713 Ha

2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha

3. Grurë 5 Ha

4. Sera 3 Ha

5. Bimë dekorative 20 Ha

6. Vreshtë 1 Ha

7. Ullishte 2 Ha

8. Agrume 1Ha

9. Tunele 1

10. Pemëtore 3

11. Perime 2

12. E pakultivuar 310 Ha

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata

për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 530 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:

1. Fshati Trush 260 ha

2. Fshati Bërdicë e Madhe 200 ha

3. Fshati Bërdicë e Mesme 100 ha

4. Fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:

1. Jonxhe dhe foragjere 240 Ha

2. Grurë 30 ha

3. E pakultivuar 260 Ha

Njësia Administrative Velipojë:

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 100 Ha tokë :

1. Fshati Baks 60 ha

2. Fshati Ças 40 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:

1. Jonxhe dhe foragjere 40 ha

2. Grure 10 ha

3. E pakultivuar 50 ha

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 15 cm. Ka dëmtime të bazës ushqimore për rreth 100 krerë dele, 200 dënga sanë.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të

cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka marrë masatt e nevojshme për zhvendosjen e fëmijëve në Qendrën Komunitare Nr 4. Aktualisht po kujdesemi për fëmijët me veshmbathje dhe ushqim. Nderkohë ne bashkëpunim me forcat e ushtrisë, me dy kamionë po bëjmë evakuimin e të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Vërehet rritje e nivelit të Lumit Kir dhe Përroit të Pistallës. Përrenjtë kanë prurje maksimale kudo në territor.

Nevojat për bazë ushqimore minimalisht 7 ditore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 45 t (10 t Nj.ad Ana e Malit, 30 t Nj.ad Dajç , 5 t Nj.ad.Rrethina)

2. Bar i thatë 15 t (10 t Nj.ad Ana e Malit + 5 rrethina )

Kërkojmë një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

    Data: 19 Mars 2018 10:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera