Kthehu lart

Aksidente pa fund me viktima e të plagosur, policia rrugore jep këshilla...edhe për dasmorët!

Aksidente pa fund me viktima e të plagosur, policia rrugore jep këshilla...edhe për dasmorët! GazetaExpress

Përveç dy aksidenteve te rende mengjesine sotem, me dy viktima, policia e qarkullimit rrugor ben me dije se janë regjistruar edhe aksidente të tjera, me pasojë plagosje si dhe vetëm me dëme materiale.

Në një infomacion zyrtar per situaten pas kushteve te kesija të motit, policia ben me dije se ndikim ne keto aksidente ka patur sjellja e drejtuesve të mjeteve:

- Humbja e kontrollit

- Tejkalimi i shpejtësisë

- Mospërdorimi i rripave të sigurimit

Sa më sipër, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal  gjatë udhetimit:

- Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta

- Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës

- Të përdorin rripat e sigurimit në mjete,  kaskot mbrojtëse në motorrçikleta

- Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve

- Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve

- Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

-Karvanet me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

Për shkelësit e normave të sjelljes gjatë drejtimit të automjetit,  Policia Rrugore do marrë  masat administrative maksimale ndaj tyre.

Policia Rrugore është në detyrë me patrulla dhe shërbime të përforcuara për të ndihmuar në kthimin e sigurt të drejtuesve të mjeteve, për të normalizuar trafikun, për tju ardhur në ndihmë në rast nevoje, për të parandaluar aksidentet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. 

/Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 11:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera