Kthehu lart

Aksident në Itali, humb jetën tragjikisht shqiptarja

Aksident në Itali, humb jetën tragjikisht shqiptarja GazetaExpress

Një 50-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik në Itali.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San Lazzaro të Bolonjës rreth orës 6:45. Po ashtu, mësohet se mjeti që aksidentoi për vdekje shqiptaren, identiteti i të cilës nuk dihet, drejtohej nga një italiane që banonte në Bolonja.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth aksidentit.

    Data: 12 Janar 2018 15:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera