Kthehu lart

A ishte i vlefshëm betimi i Ramës? Ja gafa që bëri në Presidencë (Video)

A ishte i vlefshëm betimi i Ramës? Ja gafa që bëri në Presidencë (Video) GazetaExpress

Pak minuta kanë kaluar nga betimi i qeverisë dhe Rama, por një detaj duket e tradhëton kryeministrin, e më konkretisht mënyrën sesi ai është betuar në Presidencë.

Kryeministri ka qenë i pari i cili i është afruar dekretit të betimit të tij dhe kushtetutën, në të cilën ai duhet të vinte dorë dhe të deklaronte “Betohem”.

Por Rama jo vetëm që nuk ka thënë betohem por as e ka prekur Kushtetutën e vendit, për të kaluar direkt tek firmosja e dekretit e më pas shtrëngimi i dorës me Presidentin Ilir Meta.

Të gjithë ministrat e kabinetit janë treguar të kujdesshëm, kanë ndjekur procedurën dhe rregulloren duke thënë betohem me dorën në librin themeltar të shtetit shqiptar./Gazeta Express


betimi i kryeministrit Rama by gazetaexpress-shqiperi

    Data: 13 Shtator 2017 17:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera